Që nga momenti i lindjes së vajzës së saj, Banks, Hilary Duff ka publikuar shumë foto dhe video në ‘Instagram’ të familjes së saj të madhe.
Së fundmi, ajo ndau me fansat e saj një video shumë personale, momenti i parë kur u takua dhe u përqafua me vajzën e saj.
Momentin e parë kur vajza e saj u afrua ta përqafonte, Hilary e quajti si diçka të mrekullueshme dhe shokuese. “E mrekullueshme dhe shokuese, që kur linda, vajza ime u afrua të më përqafonte. Në mendjen time mendoja se më thoshte ‘punë e mirë mami’”, ka shkruar aktorja në video.
Ajo gjithashtu zbuloi se në dhomë gjendej dhe partneri i saj bashkë me motrën, të cilët ia dolën të ruanin qetësinë. Në fotot e fundit të publikuara nga Hilary, mund të shohim se Banks është bërë një vajzë e madhe. Kujtojmë se aktorja ka dhe një djalë me ish-bashkëshortin e saj, Mike Comrie.