ËNDRRA E DUA LIPËS BËHET REALITET/ Imazh i markës së famshme (FOTO) – AlpeGossip
ËNDRRA E DUA LIPËS BËHET REALITET/ Imazh i markës së famshme (FOTO)

ËNDRRA E DUA LIPËS BËHET REALITET/ Imazh i markës së famshme (FOTO)

Dua Lipa është imazhi i parfumit më të ri të Yves Saint Laurent!

Lajmin e dha vetë këngëtarja, e cila e quajti në Instagram, “sekreti më i vështirë për t’u mbajtur”.

“Faleminderit, ekipit të mrekullueshëm YSL që më bëtë të ndihem si në shtëpi, që më lejuat të luaj një rol sado të vogël në përzgjedhjen e aromës, si edhe që m’i bëtë ëndrrat realitet duke punuar me një markë që e dua aq shumë.”

YSL paralajmëroi prezantimin e një imazhi të ri me titullin “Një zë i ri po vjen” dhe dje, publikoi foton e Dua Lipës veshur me një kostum klasik të zi Yves Sain Laurent.

YSL lajmëroi se Dua do të jetë “ambasadore e parfumit për gra” por nuk dha detaje të tjera se si do të jetë ai.