REZARTA SHKURTA NË PRITJE TË ËMBËL? Detaji që bëri fansat të dyshojnë – AlpeGossip
REZARTA SHKURTA NË PRITJE TË ËMBËL? Detaji që bëri fansat të dyshojnë

REZARTA SHKURTA NË PRITJE TË ËMBËL? Detaji që bëri fansat të dyshojnë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta ndodhet me pushime në Greqi, së bashku me bashkëshortin Ermal Hoxha.

Ajo ka publikuar këto ditë në rrjete sociale, shumë foto e video nga pushimet. Artistja së fundmi ka ndarë një imazh tjetër përkrah partnerit, përmes së cilës, nxiti spekulime për mënyrën se si kanë pozuar.

Ky postim bëri që fansat të aludojnë për një shtatzëni të dytë të këngëtares, edhe pse vetë Shkurta nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë.

“Dielli me rrezen e tij”, kanë qenë fjalët e Shkurtës.
Ndërkaq disa prej komenteve të fansave ishin: “Kujdes ku i vë duart çun se kaq duan edhe fillojnë aludimet pastaj”, “Mos valla je shtatzënë”, “Urime shtatzëni të mbarë”.

 

 

Presim të shohim në vazhdim nëse do të ketë një konfirmim nga ana e 34 vjeçares. Kujtojmë se Rezarta dhe Ermali i dhanë fund beqarisë në muajin korrik, e janë prindër të një vajze të quajtur Hera.

  • foto galeri