“NUK U PËRMBAJTA”/ Gaz Paja paska thyer mikrofonin nga inati në “Portokalli” dhe ja çfarë i ndodhi – AlpeGossip
“NUK U PËRMBAJTA”/ Gaz Paja paska thyer mikrofonin nga inati në “Portokalli” dhe ja çfarë i ndodhi

“NUK U PËRMBAJTA”/ Gaz Paja paska thyer mikrofonin nga inati në “Portokalli” dhe ja çfarë i ndodhi

Aktori i humorit Gaz Paja ka rrëfyer një incident që i ndodhi gjatë interpretimit në skenën e Portokallisë.

Në episodin e së dielës te “Sekretet e Portokallisë”, aktori i njohur rrëfeu se një herë ishte nxehur aq shumë për një problem me muzikën në skenë, saqë kur doli prej saj hodhi mikrofonin nga inati.

Gaz Paja ka mjaft performanca live në skenë dhe nga ato ku i duhet të këndojë në rolet e tij, dhe sigurisht që presioni për ta bërë siç duhet është i madh.

Nuk e dimë nëse ia kanë mbajtur nga rroga, por Gazi tha se e theu mikrofonin në nerva e sipër.

Ai është një ndër aktorët më besnikë ndaj “Portokallisë” që ka qëndruar atje prej fillimeve dhe vijon të jetë i preferuari i publikut shqiptar.