DALIN PAMJET/ Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta organizojnë një super festë për vajzën e tyre (FOTO) – AlpeGossip
DALIN PAMJET/ Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta organizojnë një super festë për vajzën e tyre (FOTO)

DALIN PAMJET/ Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta organizojnë një super festë për vajzën e tyre (FOTO)

Ditën e djeshme, vajza e vetme e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës festoi 5-vjetorin e lindjes së saj. Nëpërmjet një kolazhi me foto në Instastory, këngëtarja bëri një urim të ëmbël për të bijën, të cilin e ndau me të gjithë.

“Nuk do të doja asgjë më shumë në 5-vjetorin tënd të lindjes. Faleminderit princeshë e vockël që zgjodhe të jemi prindërit e tu. Do mundohemi me të gjitha forcat tona të të bëjmë më të lumturën në botë dhe mos të të zhgënjejmë asnjëherë. Të duam në infinit mami dhe babi.”- shkroi ajo.

Mbrëmjen e kaluar, ata kanë festuar ditëlindjen e Herës dhe nëpërmjet fotove dhe videove, Rezarta ndau me të gjithë ndjekësit momente të lumtura nga festa në shtëpi. Në pamjet e publikuara, familjarët shfaqen rreth tryezës teksa darkojnë, ndërkohë që ambjentin e kanë zbukuruar me drita e lule të shumta, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.