“U ktheva tek prindërit me lot në sy”! Çfarë i ndodhi Elvana Gjatës, prek me rrëfimin e saj (FOTO) – AlpeGossip
“U ktheva tek prindërit me lot në sy”! Çfarë i ndodhi Elvana Gjatës, prek me rrëfimin e saj (FOTO)

“U ktheva tek prindërit me lot në sy”! Çfarë i ndodhi Elvana Gjatës, prek me rrëfimin e saj (FOTO)

Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të njohura e më të dashura të kohës, me një rrugë të gjatë artistike. Së fundmi ajo bëri bujë të madhe me albumin e saj më të ri “3EP” me këngë shqip që dukshëm lanë mbresa në publik dhe po pëlqehen nga kushdo.

Para pak minutash ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto të një shkrimi të vjetër, të bërë para pesë vitesh në Facebook, në të cilin këngëtarja ndante me fansat ndjesitë e saj.

“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë.
Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë, duke harruar që nuk jemi të përjetshëm.
Ndaj kur u ktheva në shtëpi, vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj pa pushim, duke falenderuar zotin që i kam në jetë. Bekim ,mirënjohje e përulje atyre që na dhanë jete!”-shkruan Gjata.

Të njëjtën ndjesi këngëtarja tregon se e përjeton çdo ditë edhe pas pesë vitesh.