Dita e Botërore e Punës! Ja si e uruan të famshmit shqiptarë 1 Majin: Forca e kësaj dore… (FOTO) – AlpeGossip
Dita e Botërore e Punës! Ja si e uruan të famshmit shqiptarë 1 Majin: Forca e kësaj dore… (FOTO)

Dita e Botërore e Punës! Ja si e uruan të famshmit shqiptarë 1 Majin: Forca e kësaj dore… (FOTO)

Data e sotme, 1 Maji shënon Ditën Botërore të Punës. Ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte në 8-orarshin e punës.

1 Maji synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Por ashtu siç është kthyer në një traditë prej kohësh, shqiptarët e shohin këtë ditë si ditë feste dhe jo proteste, për të kërkuar të drejtat e tyre si punësime të ligjshme, sigurime shoqërore etj.

Për këtë ditë kanë folur edhe disa personazhe të njohur të televizionit shqiptar, të cilët përmes Instagramit kanë uruar Ditën Botërore të Punës.

Sidrit Bejleri zgjodhi të publikojë foton e një dore të ndershme të një punëtori që rrallëherë gjendet sot:

“1 Maji është festa e kësaj dore”, shkruan Sidriti duke marrë mbështetjen e komentuesve që mendojnë se kjo është dora më e pastër.

 

Olti Curri ka publikuar gjithashtu një foto të dy punëtorëve, përmes së cilës uron të gjithë ata njerëz që bëjnë punë të ndershme dhe që sigurojnë bukën e familjes.

Ndërsa ish-miss Shqipëria Almeda Abazi, uron të gjithë punëtoret në botë që të bëjnë një punë që i gëzon të gjithë: