Shpat Kasapi feston ditëlindjen dhe diçka nuk shkon me të: Ndihem si 24 por i kam kaluar… (FOTO) – AlpeGossip
Shpat Kasapi feston ditëlindjen dhe diçka nuk shkon me të: Ndihem si 24 por i kam kaluar… (FOTO)

Shpat Kasapi feston ditëlindjen dhe diçka nuk shkon me të: Ndihem si 24 por i kam kaluar… (FOTO)

E njohim prej kohësh me hitin që e bëri të famshëm, “Valle Kosovare”, por a e gjeni dot sesa vjeç është Shpat Kasapi?

Këngëtari ka festuar ditëlindjen sot dhe ka publikuar një foto të veçantë përmes së cilës ka zbuluar edhe moshën e vërtetë.

Shpati ka mbushur 30 vjeç, por thotë se në shpirt ndihet si 24 vjeç.

Sa i përket jetës private, një nga meshkujt më të përfolur për marrëdhëniet me femrat, që pas ndarjes nga ish-e dashura Afërdita Dreshaj, e ka pranuar që është në një lidhje me një vajzë, por nuk ka dhënë detaje se kush është kjo vajzë që i ka rrëmbyer zemrën.

Pak kohë më parë, këngëtari simpatik tha se për vajzën që mban për momentin në krah, ka marrë edhe aprovimin e nënës së tij.