“NA TURPËROVE FAMILJEN”/ Babai flliq publikisht reperin e njohur shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
“NA TURPËROVE FAMILJEN”/ Babai flliq publikisht reperin e njohur shqiptar (FOTO)

“NA TURPËROVE FAMILJEN”/ Babai flliq publikisht reperin e njohur shqiptar (FOTO)

Reperi shqiptar i hitit “Creep on me”, Gashi është duke përjetuar një sukses të madh në Amerikë dhe bashkëpunimet me këngëtarët e famshëm e kanë kthyer atë në një artist të ri shumë të komentuar dhe pëlqyer atje.
Gashi është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe gjithmonë e ka treguar hapur origjinën e tij shqiptare. Ditën e djeshme, reperi ka publikuar një video në profilin e tij në ‘Instagram’, ku një femër ishte duke kërcyer përpara tij, por menjëherë këtë video ai e ka zhdukur nga profili dhe arsyeja ka qenë babai i tij.

Gashi ka publikuar disa mesazhe me të atin, ku ky i fundit i thotë se ai po e turpëron familjen me këto veprime.

“Mos e bëj veten të dukesh se po bën jetë të ulët, mos bëj gjëra që familja jote të turpërohet me ty”, i shkroi i ati, ndërsa Gashi i ka thënë se kjo është jeta e tij dhe nëse vazhdon të shikojë postimet që bën do t’i bëj block.

“Shumë keq, unë tashmë jetoj jetën e rrugës. Do e fshi videon… ju duhet të ndaloni të shikoni çfarë bëj unë në Instagram ose do t’ju bëj bllok”, shkruhej në mesazhin e dërguar nga Gashi.