SI RRALLËHERË/ Rudina Magjistari tregon kush është kujdesur për rritjen e vajzës (FOTO) – AlpeGossip
SI RRALLËHERË/ Rudina Magjistari tregon kush është kujdesur për rritjen e vajzës (FOTO)

SI RRALLËHERË/ Rudina Magjistari tregon kush është kujdesur për rritjen e vajzës (FOTO)

Rudina Magjistari është një nga moderatoret e dashura shqiptare, jeta private e së cilës përbën një interes të madh për publiku. Ditën e sotme në emisionin “Rudina” ka qenë e ftuar moderatorja, Jona Spahiu, e cila ka folur për jetën e saj private dhe për ardhjen në jetë të djalit, Rajden.

Në këtë moment Rudina ka treguar dhe për rritjen e vajzës së saj, Mia, e cila siç tregoi moderatorja nuk ka pasur kurrë një dado pasi për të është kujdesur gjithmonë ajo ose bashkëshorti.

“Nuk kam pasur kurrë dado. Kam pasur sigurisht një zonje që më ndihmon në shtëpi dhe herë pas here kur unë shkëputesha qëndronte dy orë me të, nëse kisha një punë. Por kam zgjedhur që unë edhe bashkëshorti im të jemi gjithmonë prezent dhe ta marrin gjithmonë me vete,  sa herë që kemi punë e marrim me vete.”, rrëfeu Rudina gjatë emisionit.