Eneda shëmtohet në mënyrën më të bukur të mundshme. Aria merr përsipër dëmet – AlpeGossip
Eneda shëmtohet në mënyrën më të bukur të mundshme. Aria merr përsipër dëmet

Eneda shëmtohet në mënyrën më të bukur të mundshme. Aria merr përsipër dëmet

Të gjithë kemi qenë të vegjël dhe i kujtojmë ato mbrëmjet që kalonim mbi kokën e mamit duke bërë eksperimente. Merrnim gjithë tualetet e mundshme dhe pasi kishim mbaruar me kukullën hidheshim nga mami. Njësoj siç ka bërë edhe Aria, vajza e Eneda Tarifës. Me rimel e me kujdes, duke dhënë direktiva fiks si të ishte profesioniste njëherë i thoshte të hapte njërin sy, e herën tjetër syrin tjetër.

Edhe pse Eneda e di mirë që pas kësaj pune do i duhet të pastrohet mirë e mirë për të hequr gjithë grimin, pak rëndësi ka. E rëndësishme është që Aria po kënaqet. Për këtë u sigurua gjatë videos duke e pyetur: Po kënaqesh Aria? E si të mos kënaqej.