ATMOSFERA E FESTAVE/ Nora Istrefi na tregon me këtë VIDEO pamjet magjike nga shtëpia e saj – AlpeGossip
ATMOSFERA E FESTAVE/ Nora Istrefi na tregon me këtë VIDEO pamjet magjike nga shtëpia e saj

ATMOSFERA E FESTAVE/ Nora Istrefi na tregon me këtë VIDEO pamjet magjike nga shtëpia e saj

Këngëtarja Nora Istrefi i është bashkuar listës së personazheve “të paduruar”, të cilët e kanë nxjerrë më herët pemën e festave të fundvitit dhe kanë dekoruar shtëpinë e tyre.

As Nora nuk i rezistoi dot tundimit për të dekoruar ambientin e shtëpisë së saj me drita, fjongo e dhurata poshtë pemës.

Ka qenë vetë këngëtarja që ka ndarë në InstaStory këndin më të bukur të shtëpisë së saj, ku pema e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri është vendosur pranë zjarrit.

Në dekorimet e saj mbizotëron ngjyra rozë, për ta bërë të duket akoma më shumë si një shtëpi vajzash, ku Renee dhe mami Nora do të kalojnë festat së bashku.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/12/75197736_375879436817996_3598894976036004456_n.mp4?_=1

Megjithëse e ndarë prej më shumë se një viti nga Roberti, Nora takohet shpesh me ish-partnerin dhe ruan marrëdhënie tepër të mira.

Madje, ajo do të jetë shumë shpejt e ftuar në emisionin e tij “Robi plaket kur don vetë”.