Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
“KUSH MA KA ZËNË SHTRATIN?” Luizi nervozohet keq sapo del nga izolimi
Vetëm pak më parë Luizi ka dalë nga izolimi së bashku me Efin edhe pse shumë i acaruar nga votimet dhe argumentat që banorët dhanë për nxjerrjen e tyre nga izolimi. Në momentin që ka shkuar në dhomën e gjumit ka vënë re se shtratin e tij e kishte zënë Xhonatani, i cili është një nga banorët e rinj. Teksa ka shkuar shumë i nervozuar tek banorët e tjerë ka kërkuar që Xhonatani të largohet menjëherë nga shtrati i tij.