“GËZUAR…”/ Almeda Abazi feston dy gëzime në një ditë dhe s’mund të ishte më e bukur se kaq – AlpeGossip
“GËZUAR…”/ Almeda Abazi feston dy gëzime në një ditë dhe s’mund të ishte më e bukur se kaq

“GËZUAR…”/ Almeda Abazi feston dy gëzime në një ditë dhe s’mund të ishte më e bukur se kaq

Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Almeda Abazi, ka dy arsye të mëdha për të festuar sot.

Almeda feston përvjetorin e saj të katërt të martesës me partnerin turk, Tolgahan Sayisman, si dhe ditëlindjen e saj.

Almeda ka lindur më 13 shkurt të vitit 1992 dhe sot mbush 29 vjeç!

Në profilin e saj në Instagram, Almeda ka ndarë një foto të shkrepur në një prej ditëve më të lumtura të jetës së saj, gjatë kurorëzimit me martesë me Tolgahan, teksa krahas postimit shkruan:

🌹

13.02.2017 💍 Gëzuar përvjetorin e katërt zemër

13.02.1992 🎂 2️⃣9️⃣

…dhe gëzuar ditëlindjen për mua. 🥰 Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta🌸

Ju dua të gjithëve.💐

Gjithashtu, vëmendje të madhe në këtë ditë speciale mori edhe urimi i Tolgahan, i cili shkroi për partnerej e jetës së tij:

“Jam i lumtur që ke lindur, i lumtur që je dashuria ime, që je gruaja ime, që je nëna e djalit tim. Të dua shumë.”- fjalë që na i shkrinë zemrat fare!

Image

Pas të voglit Efehan, Almeda dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë.

Almeda është në pritje të ëmbël, kësaj here të një vajze të cilën çifti po e pret me padurim. Madje, ata ia kanë gjetur emrin ende pa lindur dhe kanë treguar se do ta quajnë Alina.