“NUK MË DO ASKUSH”/ Kanë ngelur në derë! Vipa-at zbulojnë pse janë akoma beqarë (FOTO) – AlpeGossip
“NUK MË DO ASKUSH”/ Kanë ngelur në derë! Vipa-at zbulojnë pse janë akoma beqarë (FOTO)

“NUK MË DO ASKUSH”/ Kanë ngelur në derë! Vipa-at zbulojnë pse janë akoma beqarë (FOTO)

Jo vetëm jeta e çifteve tëshowbizit por edhe personazhete njohura që janë single tërheqin vëmendje.

Pse je beqar? Është një ndër pyetjet  më të shpeshta së fundmi dhe vip-at janë treguar mendje hapur duke zbuluar detajet që ndoshta nuk i kishim menduar kurrë.

AlpeNews.al ju njeh me disa nga beqarët e showbizit dhe aryset pse nuk po i shohim me partnerë.

Anjeza Maja

Së fundmi vqmendjen e ka marrë deklarata e moderatores kur është pyetur për puthjen e fundit dhe ka zbuluar pse është single.

“Nuk e mbaj mend. Kam shumë kohë pa dhënë një puthje. Nuk kam dhënë puthje dashurie.Do të doja të kisha në krahë një mashkull që është në nivelet apo punën që bëj unë. Ndoshta janë në një fazë që po realizohen, por nuk është se ka shumë meshkuj në qarkullim. Unë besoj tek dashuria dhe mund të mos jetë ai që kam projektuar në mendjen time personi që do krijoj një marrëdhënie, pra mjafton që të bie në dashuri”

 

Agnesa Vutha

Modelja ka zgjedhur rrjetin social Instagram për të na treguar pse është single.

Jetoj vetëm dhe ndonjëherë trishtohem, por mësohesh. Çdo mashkulli në fillim i pëlqen të jetë pranë një vajzë të famshme, të suksesshme dhe të pavarur, pasi i përmbush egon, por më vonë pasi e njohin këtë vajzën e bukur, e cila punon shumë dhe përkushtohet fillojnë të ndihen inferiorë. Besoj prandaj jam vetëm, por nuk do të jem gjithmonë kështu

Mc Kresha

Reperi i shumë hiteve, Mc Kresha pyetjes pse je vetëm ai ju përgjigj.

Ngaqë jam në punë, nga një koncert në një tjetër, s’ka kohë për pushime, nuk më do askush, prandaj jam single”

Greta Koçi

Së fundmi  ajo ka zhvilluar një bisedë me fansat e saj nëpërmjet opsionit “Ask me a question” të Instagram.Një nga ndjekësit e ka pyetur Gretën përse ende nuk është martuar.

“Kur do martohesh se na ngele në derë. urime për çdo gjë që ke arritur në jetë”: shkruan ndjekësi.

“Të bësh zgjedhje të “gabuar” atëherë jo që ke ngel në derë po të ka marrë lumi fareee. Kurse të jetosh jetën meshëndet, me punë dhe plot sukses deri sa të vij personi i duhur, kjo është arritje”: iste përgjigja e këngëtares.

Renata Caci

Ajo është një nga aktoret më të dashura të spektaklit të humorit “Portokalli”.Renata Caci e cila ndryshe njihet me emrin “”Luze” e ftuar në ” në një emision foli pak më shumë për jetën e saj.

Renata tregoi arsyen se pse është beqare akoma. “Nuk ka asgjë të re. Unë jam single. Nuk të lënë këto 18-tëshet që kanë hyrë në treg” .

AlpeNews.al