PO VJEN NJË BEBE? Nick Jonas tregon planet që ka me Priyanka Chopra për fëmijët – AlpeGossip
PO VJEN NJË BEBE? Nick Jonas tregon planet që ka me Priyanka Chopra për fëmijët

PO VJEN NJË BEBE? Nick Jonas tregon planet që ka me Priyanka Chopra për fëmijët

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të dashur. Pasi organizuan disa dasma super-luksoze, tashmë ata duket se janë gati që të zgjerojnë familjen.

Në një intervistë për “E!News” për promovimin e filmit të ri “Ugly Dolls”, Jonas tregoi se cili do të jetë hapi i radhës në marrëdhënien e tyre.

“Besoj se në çdo gjë që bëjmë, unë dhe Priyanka mendojmë për të ardhmen dhe të ndërtojmë diçka që do të bëhet pjesë e trashëgimisë në një farë mënyre dhe një histori që mund ta ndajmë me fëmijët tanë në të ardhmen”, tha këngëtari dhe aktori.

Jonas bëri të ditur se familja është gjithmonë në mendjen e tij në gjithçka që ai bën, duke përfshirë projektet për muzikën. Kështu që tani presim të marrim vesh lajmin e gëzuar se, kur çifti do të bëhet me fëmijë për herë të parë.