MBAROI PRITJA/ Më në fund për herë të parë kemi foton e partnerit të Valbona Selimllarit (FOTO) - AlpeGossip
MBAROI PRITJA/ Më në fund për herë të parë kemi foton e partnerit të Valbona Selimllarit (FOTO)

MBAROI PRITJA/ Më në fund për herë të parë kemi foton e partnerit të Valbona Selimllarit (FOTO)

Valbona Selimllari ka qenë shumë diskrete për të ndarë detaje nga jeta e saj private, derisa tre fëmijët arritën një moshë të caktuar.

Deni, Kejni dhe Vivien janë tre fëmijët e Valbonës, për të cilët pranoi të fliste për herë të parë në 2014-n. Por deri më tani nuk ka pranuar të shprehet për të atin e tyre, madje të gjithëve na duket si një temë tabu, pasi në asnjë intervistë nuk i është pyetur për të.

Por një prej djemve të Valbonës, Deni ka ndarë një vit më parë një foto me të dhe të gjithëve na kishte shpëtuar.

Deni dhe Kejvi pozojnë me të atin mes tyre në një foto të publikuar në maj të 2018-s. Fotoja është realizuar në një vend në qytetin spanjoll Leganés, ndërsa në mbishkrimin e fotos Deni shkruan vetëm: “Koha me familjen”.

Dhe mund të themi që kemi më në fund imazhin e parë të partnerit të Valbonës, me të cilën ish-Missi i parë shqiptar u përfol për një lidhje që prej viteve ’90.