ERDHI KOHA TË HEQIM DORË/ Vaji i kokosit qenka “helm” për trupin tonë – AlpeGossip
ERDHI KOHA TË HEQIM DORË/ Vaji i kokosit qenka “helm” për trupin tonë

ERDHI KOHA TË HEQIM DORË/ Vaji i kokosit qenka “helm” për trupin tonë

Një profesor nga universiteti i Harvard-it, pasi ka përsëritur përfitimet e supozuara që marrim nga vaji i kokosit, e ka quajtur atë si ‘helm të pastër’ për mirëqënien tonë. Gjatë fjalimit të tij, iu referua vajit të kokosit si ‘ushqimi më i keq që mund të hani’për shkak të dëmit që acidet yndyrore japin në trupin tonë.

Kjo teori shkon në kundërshtim me besimin se vaji i kokosit është i mirë për shëndetin, duke u quajtur si superushqim të cilin mund ta përdorim në ushqime dhe në trup.

Sipas ekspertëve, ky vaj është edhe më i dëmshëm se dhjami, pasi acidet yndyrore që gjenden në të janë shumë më të larta. Përdorimi në masë i tij mund të bëhet shkak i problemeve kardiake apo nivelit të lartë të kolesterolit në gjak.
Ajo çfarë i ka shtyrë ata të tërheqin vëmendjen duke e quajtur ‘helm të pastër’, është përdorimi i gjërë që vitet e fundit ka pasur vaji i kokosit. Madje, ka nga ata që besojnë se ky vaj mund të trajtojë Alzheimer-in, megjithëse për këtë nuk ka ende asnjë provë.