19 VJEÇ DHE BABA/ Reperi shqiptar flet për herë të parë në lidhje me bashkëshorten – AlpeGossip
19 VJEÇ DHE BABA/ Reperi shqiptar flet për herë të parë në lidhje me bashkëshorten

19 VJEÇ DHE BABA/ Reperi shqiptar flet për herë të parë në lidhje me bashkëshorten

Reperi i njohur Fuego ishte i ftuar të premten në emisionin ‘Mirage’. Ai tregoi të reja si nga jeta profesionale ashtu dhe nga jeta private, të cilat nuk i prisnim.

Reperi 19 vjeçar, ka treguar se është baba i një djali dy vjeç. Fuego ka folur dhe rreth bashkeshortes, e cila quhet Rea Elshani, dhe ka treguar se ajo ka qenë pjesë e pandarë e jetës së tij. “Bashkëshorten e kam pas femër gjithë jetën, prej nga kur e mbaj veten mend”, është shprehur reperi duke treguar se është shumë i dashuruar me të shoqen dhe nuk e ka tradhëtuar asnjëherë.

Kujtojmë se përsa i përket jetës profesionale, Fuego tregoi se është larguar nga labeli ‘On Records’ për shkak të mospajtimeve me to dhe sepse ndjen se meriton shumë më shumë për punën që bën, për të cilën nuk është vlerësuar.