Bora Zemani poston video-n seksi, fansat: Ishalla nuk e shikon Mustafa Nano (VIDEO) – AlpeGossip
Bora Zemani poston video-n seksi, fansat: Ishalla nuk e shikon Mustafa Nano (VIDEO)

Bora Zemani poston video-n seksi, fansat: Ishalla nuk e shikon Mustafa Nano (VIDEO)

Bora Zemani vetëm pak ditë më parë u kritikua publikisht nga Mustafa Nano për zveshjen e saj në ekran. Ajo u quajt e papërshtatshme për publikun, pasi sipas Nanos ekrani televiziv nuk është lokal striptizmi.

Në shënjestrën e kritikave të Nanos ishte edhe veshja e moderatores tjetër sportive Ilda Bejleri, e cila në çdo dalje të saj i është kundërpërgjigjur Nanos në mënyrën e saj.

Ndërsa Bora, ndryshe nga Ilda deri më tani nuk ka reaguar duke mos iu kushtuar vëmendje këtyre kritikave dhe duket se po vazhdon normalisht jetën e saj. Fansat janë ata që nuk e lënë rehat dhe ia kujtojnë në çdo koment gazetarin Nano.

Dje Bora ka postuar në “Instagram” një video ku shfaqet e veshur më një minifund dhe bën xhunglime me top. Duke luajtur moderatorja pa dashje përplas topin diku duke bërë një dëm të vogël.

“Eps! E bëra dëmin”, shkruan ajo në përshkrimin e video-s.

Fansat e saj e kanë pëlqyer shumë këtë video, por jo të paktë janë edhe ata që i shkruajnë : “Ishalla nuk e shef Muç Nano”