PËR NJË FYTYRË TË BUKUR EDHE GJATË VJESHTËS/ Ja këshillat që duhet të ndiqni pa përjashtim – AlpeGossip
PËR NJË FYTYRË TË BUKUR EDHE GJATË VJESHTËS/ Ja këshillat që duhet të ndiqni pa përjashtim

PËR NJË FYTYRË TË BUKUR EDHE GJATË VJESHTËS/ Ja këshillat që duhet të ndiqni pa përjashtim

Me ndryshimin e stinëve lëkura pëson dëmtime të njëpasnjëshme dhe ne duhet ta përshtatim atë me kohën. Stina e vjeshtës është një pikë kyçe e kalimit nga stina e nxehtë në të dimrit, prandaj lëkura në këtë periudha ka më shumë nevojë se kurrë për përkujdesje. Teksa jemi në shtator, ne duhet të rregullojmë lëkurën nga dielli i fortë dhe ta përgatisim për ditët e ftohta të dimrit. Ne po ju tregojmë disa këshilla që duhet t’i keni parasysh në stinën e vjeshtës për lëkurë sa më të shëndetshme.

Hiqni ‘make up-in’ herë pas here

Në këtë periudhë të freskët fytyra ka nevojë për ajrosje. Sa më shpesh ta lani aq më e shëndetshme bëhet fytyra. Nëse gjatë verës edhe mund të mos e lani gjatë ditës, në vjeshtë duhet ta pastroni me patjetër disa herë.

Rralloni përdorimin e produkteve kozmetike

Gjatë periudhës së vjeshtës në fytyrën tuaj nuk është mirë që të aplikoni çdo ditë ‘make up’. Ekspertët tregojnë se nuk duhet të përdorni produkte kozmetike më shumë se 3 herë në javë. Të vetmet të këshillueshme janë vajrat bimorë.

Mbani fytyrën të hidratuar

Nëse gjatë periudhës së verës keni përdorur alkool për heqjen e make up-it në vjeshtë duhet të hiqni dorë. Përgjatë kësaj periudhe mjafton të përdorni qumësht dhe një pambuk të butë.

Kujdesuni për buzët

Në stinën e vjeshtës buzët kanë periudhën më të vështirë. Mëngjesi dhe darka i bëjnë ato të plasariten. Para se të dilni ose të flini pastroni buzët me ujë të ngrohtë dhe aplikoni një balsam buzësh për t’i mbajtur sa më të buta./