NË MËNYRËN MË ROMANTIKE/ Ish i dashuri i Nicki Minaj sapo i propozoi të dashurës së re – AlpeGossip
NË MËNYRËN MË ROMANTIKE/ Ish i dashuri i Nicki Minaj sapo i propozoi të dashurës së re

NË MËNYRËN MË ROMANTIKE/ Ish i dashuri i Nicki Minaj sapo i propozoi të dashurës së re

Reperi i njohur, Safaree Samuels i propozi të dashurës së tij Erica Mena në vigjiljen e Krishtlindjeve në mënyrën më romantike që ekziston. Ai u ul në gjunjë për t’i bërë pyetjen e shumëpritur dhe sigurisht që ajo pranoi.

Në video shihet Erica teksa hyn në shtëpinë e saj në Atlanta, veshur me një fustan të bardhë. E shoqëronin disa miq, ndërkohë që shtëpia ishte zbukuruar me 200 qirinju dhe 20000 petale trëndafilash. Teksa ajo shpërtheu në të qara lumturie, pranoi dhe unazën e tij të diamantit, që thuhet se kushton £175,000. Festa vazhdoi edhe më tej, duke hapur dhuratat e Krishtlindjeve.

Safaree është ish i dashuri i Nicki Minaj, me të cilën kaloi rreth 10 vite. Por mjaftuan disa muaj të 2018, që ai të gjente dashurinë dhe ta mbyllte atë në mënyrën më të bukur.