RIKTHEHET PORTOKALLI TË DIELËN/ Arjola Demiri zbulon rolet në këtë sezon – AlpeGossip
RIKTHEHET PORTOKALLI TË DIELËN/ Arjola Demiri zbulon rolet në këtë sezon

RIKTHEHET PORTOKALLI TË DIELËN/ Arjola Demiri zbulon rolet në këtë sezon

Këtë të diel me 4 tetor, ora 21:00 do të rikthehet spektakli më i madh i humorit “Portokalli”, i cili do të rikthejë njëkohësisht edhe buzëqeshjet e munguara

Aktorja Arjola Demiri, me anë të rubrikës “çifti i lumtur” së bashku me aktorin e “Portokalli”, Irgen Çela kanë fituar simpatinë e publikut, duke bërë që batutat e tyre të përdoren shpesh.

Ajo ishte e ftuar sot në “Wake Up” në Top Channel ku zbuloi edhe rolet qw do ketw kwtw sezon tw ri.

“Mezi presim që të takohemi më gjithë shqiptarët kudo që janë të dielën në darkë. Në sezonin e ri do të vazhdoj të jem lumturisht e martuar me ‘Jetën’ (Irgenin) dhe do kem edhe rolin e Olës me Dhimon. Gjatë këtij sezoni do mundohem të kem edhe një rol të ri.

Duke qenë se kam qenë një prurje e re në ‘Portokalli’ kam krijuar menjëherë miqësi më të gjithë dhe kjo ka bërë që të shpërfaqem në dialektin tim”, u shpreh ajo.

Këtë sezon të “Portokallisë” rikthehet edhe Eneda Tarifa, e cila do të prezantojë në krah të Salsano Rrapos. E pyetur nëse e pëlqen më shumë Enedën si këngëtare, prezantuese apo si aktore, Arjola u përgjigj: “Eneda më pëlqen si këngëtarë, më ka pëlqyer gjithmonë si këngëtare. E kam dashur gjithmonë si këngëtare dhe të tjerët vijnë sipas radhës”.