"KAM MBAJTUR ISH-IN ME LEKË"/ Befason Klodiana Shala (VIDEO) - AlpeGossip
“KAM MBAJTUR ISH-IN ME LEKË”/ Befason Klodiana Shala (VIDEO)

“KAM MBAJTUR ISH-IN ME LEKË”/ Befason Klodiana Shala (VIDEO)

Klodiana Shala ka zbuluar disa të pathëna mbrëmë në emisionin “Late Night Shoë” në Ora Neës.

Një ndër atletet më të mira shqiptare tregoi sesi me paratë që fitonte mbante familjen dhe ish-të dashurin.

Ajo e ka nisur sportin që në klasë të tetë, madje ka marrë edhe bursë nga të huajt si një nga sportistet më të mira.

Pjesë nga biseda

Klodiana Shala: E kam filluar sportin në klasë sportive, në klasë të tetë. Kam patur spartakiadat e dikurshme dhe aty jam spikatur. Për 3 muaj kapa kategorinë e parë të të rriturave që jam shquar talent. Kam marrë bursë nga bota si sportistet më të talentuara të botës.

Kastro Zizo: Të kanë dhënë lekë?

Klodiana Shala: Po. Bursë monetare nga të huajt. Atëherë kam marrë nga 1000 dollarë në muaj për 4 vjet.

Kastro Zizo: Çfarë bëje me ato lekët?

Klodiana Shala: I shpërndaja. Kam bërë fazë përgatitore dhe gjithmonë kam ikur jashtë shtetit.

Kastro Zizo: Ndonjë lekë në shtëpi e ke cuar?

Klodiana Shala: Normal. E kam mbajtur dhe mamin dhe babin, edhe ish-in që kam bashkëjetuar. Njeriu jeton, nuk ka pse bëhet pishman, ato janë fate, kismete.