Pasi e “AKUZUAN” se kishte mbajtur të fshehtë “vëllain”, reagon Aulona Musta: Nga gjithë kjo zallamahi… (FOTO) – AlpeGossip
Pasi e “AKUZUAN” se kishte mbajtur të fshehtë “vëllain”, reagon Aulona Musta: Nga gjithë kjo zallamahi… (FOTO)

Pasi e “AKUZUAN” se kishte mbajtur të fshehtë “vëllain”, reagon Aulona Musta: Nga gjithë kjo zallamahi… (FOTO)

Aulona Musta është moderatorja thumbuese që gjithmonë ka qënë e hapur me publikun për jetën e saj private.

Ditën e djeshme moderatorja e njohur ka postuar në Instastory një foto të “vëllait” të saj ku e uron për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen vëllaçko im. Ti i ke të gjitha mor burrë, s’di as çfarë të të uroj. Megjithatë publikisht po të them që të dua shum” – ka shkruar Aulona në urimin e postuar për vëllain e saj.

Mirëpo ky lajm duket se u keqkuptua nga portalet të cilët e morën si vëllain e saj të vërtetë.

Pas gjithë lëmshit të krijuar në media, Aulona nëpërmjet një postimi sqaron që ajo nuk ka vëlla.

“Pasi pashe qe lajmi per vellain qe une e kam fshehur gjithe keto kohe mori dhene sot neper portale, po ju sqaroj te gjitheve qe une nuk kam mbajtur asgje te fshehte sepse une nuk kam nje vella.

Xhino eshte djali im i tezes qe une e dua dhe e kam si vella.

Gjithesesi nga gjithe kjo zallamahi dy gjera jane shume te sakta, ai eshte rreper dhe shume i bukur, shkruan Aulona në foton sqaruese./AlpeNews.al