Që në barkun e nënës u bë i përfolur, kjo nga situate e prindërve të tij të cilët pasi e bënë publike lidhjen, i dhanë shumë shpejtë fund.
Në fakt, ishte pikërisht djaloshi i cili që të dy i bëri edhe më të përfolur sesa që ishin, kjo sepse deri në lindjen e tij, kishte spekulime të vazhdueshme se i kujt është fëmija.
Dita ditës, Roani po rritet dhe po bëhet një fëmijë tejet i ëmbël, të cilin nëna e tij nuk heziton ta shfaqë në llogarinë e rrjeteve sociale. Padyshim se me ëmbëlsinë e tij, pëlqehet dhe komentohet shumë, duke qenë kështu fëmija më i përmendur i rubrikave rozë.
Kësaj here, ndryshe nga seç jemi mësuar ta shohim të disponuar, vogëlushi është zemëruar me mamin, e cila siç duket nuk po ia jep celularin. Eh, ajo fytyrë e ëmbël me buçka që di vetëm Roani ta bëj…