PËRPARA SANREMO-s/ Zbulohet kënga që do të këndojë Alketa Vejsiu në festivalin italian – AlpeGossip
PËRPARA SANREMO-s/ Zbulohet kënga që do të këndojë Alketa Vejsiu në festivalin italian

PËRPARA SANREMO-s/ Zbulohet kënga që do të këndojë Alketa Vejsiu në festivalin italian

Nata e tretë e festivalit të muzikës italiane “Sanremo” do të nisë mbrëmjen e sotme.

Moderatore do të jetë edhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu.

Gazetari i emisionit “Opinion” Drini Zeqo ka ndjekur nga afër provat dhe përgatitjet për mbrëmjen e sotme, ku siç konfirmoi ajo vetë për “Opinion”,Alketa jo vetëm do të prezantojë në krahë të Amadeusit por do të mbajë nj monolog dhe do të këndojë.

Por çfarë kënge do të performojë sot Alketa. Në video ekskluzive për “Opinion”, Alketa dëgjohet duke kënduar a capella këngën “Una lacrima sul viso”.
VIDEO
Ajo shoqërohet me kitarë nga vetë këngëtari Bobby Solo i cili e solli këtë këngë të njohur në vitin 1964. /Opinion.al