ASKUSH NUK E PRISTE/ Ariana Grande publikoi këngën prekëse dedikuar ish të dashurve - AlpeGossip
ASKUSH NUK E PRISTE/ Ariana Grande publikoi këngën prekëse dedikuar ish të dashurve

ASKUSH NUK E PRISTE/ Ariana Grande publikoi këngën prekëse dedikuar ish të dashurve

Jeta personale e Ariana Grande-s ka qenë një nga temat më të diskutuara në të gjitha mediat rozë përgjatë gjithë vitit 2018.

Ndarja me të dashurin e saj Mac Miller dhe fejesa e menjëhershme me aktorin Pete Davidson vetëm disa javë më vonë, vdekja e papritur e Miller nga një mbidozë droge dhe ndarja me Davidson dy muaj pas ngjarjes së dhimbshme, e ka bërë këngëtaren epiqendrën e titujve kryesorë.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve të pakëndshme duket se Ariana po e mbledh veten dhe ka vendosur t’u dedikojë një këngë falenderuese gjithë të dashurve të saj, duke përfshirë edhe Big Sean dhe Ricky Alvarez. “Thank you, next”, mban titullin kënga që u publikua vetëm pak orë më parë.

“Mendova se do të përfundoja me Sean, por ai nuk ishte një ndeshje…

Shkrova disa këngë për Ricky-n, tani i dëgjoj dhe qesh….

Edhe pothuajse u martova dhe jam shumë mirenjohëse ndaj Pete….

Dëshiroj t’i them faleminderit Malcolm [Mac Miller] sepse ai ishte një engjëll…” –shkruan Ariana në tekstin e saj dedikuar ish të dashurve.

Mesa duket këngëtarja ka vendosur ta lerë të shkuarën pas krahëve dhe të hapë një kapitull të ri.