TRADHTIA DHE SERIALI QË “NDEZI” GJAKRAT/ I gjithë rrjeti kundër Princit Charles dhe dukeshë Camillas – AlpeGossip
TRADHTIA DHE SERIALI QË “NDEZI” GJAKRAT/ I gjithë rrjeti kundër Princit Charles dhe dukeshë Camillas

TRADHTIA DHE SERIALI QË “NDEZI” GJAKRAT/ I gjithë rrjeti kundër Princit Charles dhe dukeshë Camillas

Seriali “The Crown”, që tregon historinë e familjes mbretërore ka ngjallur shumë polemika. Fillimisht u raportua se Prince William nuk ka farë dëshirë ta ndjekë këtë serial, ndërsa tani mediat e huaja bëjnë të ditur se ngjarjet e fundit kanë shkaktuar zemërim në rrjet. Princi Charles që tradhton princeshë Dianën me Camillan është tema e fundit, e cila ka hapur debat.

Aq sa Princi dhe dukesha janë detyruar të kufizojnë komentet në llogarinë e tyre në Twitter. Ndërkohë në Instagram fotot e postuara janë mbushur me komente që mbështesin princeshë Dianën dhe shpërthejnë kundër Camillas. Siç e bën shumë të qartë “The Crown”, mënyra sesi princeshë Diana u trajtua nga Princi Charles dhe pjesa tjetër e familjes mbretërore ishte e pafalshme.

Por shënjestrimi i Camilla-s bazuar në atë që portretizohet në një serial televiziv nuk është gjëja e duhur!