FESTON SOT DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni se sa vjeç mbush Amarda Toska (FOTO) – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni se sa vjeç mbush Amarda Toska (FOTO)

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni se sa vjeç mbush Amarda Toska (FOTO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Amarda Toska, ka festuar sot ditëlindjen e saj.

Kjo ditë e ka pritur me surpriza të bukura në punë, pasi stafi e ka bërë të lumtur me dhuratat që i ka bërë që në mëngjes.

Ami ka ndarë në ‘Instastory’ një video ku duken tollumbacet e mëdha me urimin ‘Gëzuar ditëlindjen’ dhe letrat e bardha me mesazhe për këtë ditë speciale për të.

“Surprizat e ëmbla nga stafi. Ju dua”, ka shkruar Amarda krah videos.

Për të gjithë ata që janë kuriozë, ami ka mbushur sot 39 vjeç!

Ashtu si çdo femër, edhe Amarda Toska nuk është imune ndaj xhelozisë kur sheh bashkëshortin me dikë tjetër!

Ermal Mamaqi ka treguar në emisionin “3shat” se partnerja e tij nuk është mësuar ende me skenat e puthjes në ekran, edhe pse “I Love Tropoja” është filmi i tij i tretë.

Aktori i njohur i humorit ka treguar në një intervistë me Bora Zemanin se Ami nuk ndihet mirë kur e sheh atë të puthet me dikë tjetër, por të dy kanë rënë dakord për një gjë.

“Ami nuk është mësuar por kemi një diskutim. Nuk ndihet mirë kur më sheh mua por e di që po e bëjmë për punë e jo per qejf”, u shpreh ai.

Por atëherë përse Ami nuk luan në një film me bashkëshortin e saj?

Për këtë gjë, Ermali foli mbrëmë në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku tha se ia ka bërë ftesën partneres për t’u bërë pjesë e filmit.

“I kam thënë Amardës hajde, hajde, nuk do të vijë. Amarda performon më mirë në kuzhinë, nuk e di, nuk i dihet, por nuk është se ka qejf të duket në kinema”, u shpreh ai.