Këngëtari i njohur, Mentor Haziri, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku foli për ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën, ku një 11-vjeçare u përdhunua për shtatë orë nga pesë persona.
Më herët ai ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se në protestat e zhvilluara në Kosovë dhe Shqipëri, ka pasur shumë artistë që kanë ‘qarë me lot krokodili’.
“Shume “artistë” ne trevat tona jan tu kajt me lot te krokodillit kinse po solidarizohen me rastet e dhunimit te femrave shqiptare.
A e dini sa here i keni dhunu ju verbalisht ne tekstet e kangeve tuaja femrat shqiptare?
Ne cdo tekst te atyre kangeve ajo asht e nençmume e perulun dhe e pavlerë! Mos shitni moral. SMH”, shkruante Haziri në postimin e tij në rrjetet sociale.
E pikërisht këtë deklaratë ka sqaruar artisti gjatë intervistës për “Shqipëria Live”. Sipas tij, ka shumë këngë që në tekst femra është e pavlerë dhe dhunohet.