Prej 7 vitesh gruaja nuk bën më seks me mua/ Rrëfimi i bashkëshortit – AlpeGossip
Prej 7 vitesh gruaja nuk bën më seks me mua/ Rrëfimi i bashkëshortit

Prej 7 vitesh gruaja nuk bën më seks me mua/ Rrëfimi i bashkëshortit

Një baba i dy fëmijëve rrëfeu në site- n Netmums se nuk kishte kryer marrëdhënie me gruan që prej 7 vitesh, pasi kjo e fundit s’kishte më interes në aspektin seksual. I mbetur anonim, burri tha se ishte përpjekur të rikthente dëshirën seksuale të së shoqes, por kishte qenë e pamundur.

Që prej 11 vitesh bashkë, ata ende duhen por është thjesht e pamundur të krijojnë intimitet në shtrat.
“Në fillim ishte gjithçka mirë, derisa 4 vite më vonë gruaja më tha se nuk e kishte shijuar kurrë seksin dhe se nuk dëshironte më të kryente marrëdhënie. Ajo ka vetëbesim shumë të ulët dhe mungesë dëshirë seksuale ndaj meje pavarësisht se përpiqem t’i fal dashuri, t’i them fjalë të ëmbla, t’i bëj dhurata, të brendshme të këndshme, madje edhe gatuaj për të. ”

Burri u shpreh se ishte përpjekur ta kërkonte ndihmën mjekësore për të rikthyer dëshirën e gruas, por ka qenë e pamundur.

“Çfarë të bëj më thoni? Të ndahem, të rrezikoj qëndrimin larg fëmijëve të mi apo të vazhdoj, ndonëse nuk do të bëj më seks kurrë.”

Komentues të shumtë i sugjeruan të hiqte dorë.

“Ti ke bërë makimumin tënd, më shumë se kaq çfarë të bësh? Ti je i ri, nuk mund të heqësh dorë nga seksi kaq shpejt. Ti e di se sado të qëndrosh me të, i lumtur s’mund të jesh kurrë. Ndaj më mirë shko.”