KËTË NUK E PRISNIM/ Kanye kërkon falje publikisht pasi i “tërheqin veshin” në spektakël – AlpeGossip
KËTË NUK E PRISNIM/ Kanye kërkon falje publikisht pasi i “tërheqin veshin” në spektakël

KËTË NUK E PRISNIM/ Kanye kërkon falje publikisht pasi i “tërheqin veshin” në spektakël

Aktori i njohur Jarrod Spector ka kritikuar reperin Kanye West, pasi përgjatë gjithë performancës  të Cher qëndroi me telefon në dorë duke mos i kushtuar aspak rëndësi se çfarë po ndodhte përreth.

“Hey Kanye West sa mirë që je këtu tek ‘The Cher SHow’. Nëse  e ngre kokën nga telefoni, do e vësh re se këtu po mbahet një shfaqje. Është nata e hapjes. Është shumë e rëndësishme për ne. Faleminderit shumë” – shkruante në “Twitter” aktori.

Dhe Kanye West na la pa fjalë me reagimin. Këngëtari uli kokën dhe kërkoi ndjesë për sjelljen e tij jo korrekte

“Për Cher dhe skuadrën e spektaklit. Dinamika e shfaqjes na bëri që unë dhe Kim të kapnim duart e njëri tjetrit dhe të këndonim ‘I got you babe’. Më falni për mungesën time të etikës.” -shkruajti Kanye duke mos përmendur aspak emrin e aktorit.

Cher njoftoi se muzikali do të jetë pjesë e filmit ku do të rrëfëhet karriera e saj, ashtu siç edhe jeta personale, tre djemtë dhe ish-partnerin Rob Camilleti.