NDRYSHIMI DRASTIK NË PAMJE/ Fansat janë të bindur se Nora është kopja e Adelina Ismailit (FOTO) – AlpeGossip
NDRYSHIMI DRASTIK NË PAMJE/ Fansat janë të bindur se Nora është kopja e Adelina Ismailit (FOTO)

NDRYSHIMI DRASTIK NË PAMJE/ Fansat janë të bindur se Nora është kopja e Adelina Ismailit (FOTO)

Nora Istrefi ka nisur punën për të sjellë produksionin e saj më të ri muzikor! Këngëtarja e hitit “Dy shokë” publikoi në profilin e saj në “Instagram” një foto nga sheshxhirimi, ku u pa se kishte vendosur të ndryshonte krejtësisht pamje.

Nora duket se ka eksperimentuar me ngjyrën e flokëve dhe i është rikthyer për pak kohë flokëve në ngjyrë të zezë. Në foton e bërë publike, bien në sy edhe baluket e saj, që i kanë ndryshuar tërërisht portretin.

Por, fansat e kishin të vështirë fillimisht të besonin se në foto ishte Nora Istrefi, pasi sipas tyre duket një kopje e këngëtares Adelina Ismaili.

“Adelina Ismaili, a je ti? Më fal, por mu duke njësoj si ajo” – shkruan njëri nga fansat.

“Krejt si Adelina Ismaili. E paske kopju divën” – shkruan një tjetër.

“Mirë që braktise Kim Kardashian, Beyoncen dhe u ktheve në origjinë tek Adelina Ismaili. E vërteta është se ke kopju ikënon Adelina Ismaili. Hajt gëzuar” – mendon një nga ndjekësit e saj.