Siç dihet prej disa muajsh reperi shumë i dashur për publikun, Stresi, ndodhet brenda pas problemeve me drejtësinë që pati disa kohë më parë. Kjo ngjarje u komentua gjatë në media dhe prindërit e tij dhe bashkëshortja, Keisi, mbështetën Stresin duke thënë se ai ishte i pafajshëm.
Përveç familjes në mbështetje të reperit të njohur erdhën dhe shumë kolegë të tij. Më i fundit është Fero, i cili mbrëmjen e djeshme ka habitur teksa ka bërë një postim për Stresin.
Fero ka xhiruar veten teksa dëgjon një nga hitet e Stresit dhe pranë videos së tij ka shkruar: “Lironi Stresin”, duke treguar kështu që është një adhurues i muzikës së tij.