JUSTIN BIEBER DHE HAILEY DO TË MARTOHEN/ Ftesat e dasmës së tyre janë super unike (FOTO) – AlpeGossip
JUSTIN BIEBER DHE HAILEY DO TË MARTOHEN/ Ftesat e dasmës së tyre janë super unike (FOTO)

JUSTIN BIEBER DHE HAILEY DO TË MARTOHEN/ Ftesat e dasmës së tyre janë super unike (FOTO)

Zbulohet ftesa e dasmës në formën e një libri komik të Hailey Baldwin dhe Justin Bieber.

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber do të organizojnë sërish një dasmë të dytë, për të festuar për dashurinë e tyre.

Çifti i njohur ka filluar të shpërndajë ftesat e dasmës dhe mund të themi se ato janë më të veçantat që kemi parë deri më sot.

“TMZ’ ka arritur të zbulojë një ftesë të dasmës, e cila është konceptuar në formën e një libri komik.

Hailey dhe Justin janë kujdesur që ftesa e tyre të jetë larg pamjes formale dhe duket se janë kanë arritur qëllimit.

Në të thuhet se dasma do të mbahet në 30 shtator në Karolinën e Jugut dhe përkrah shkruhet: “Jemi të nderuar t’ju kemi pranë në këtë ditë speciale”.

Image