“E PANDALSHME”/ Si po e “pushton” Luana Vjollca tregun e huaj muzikor, sukses pas suksesi – AlpeGossip
“E PANDALSHME”/ Si po e “pushton” Luana Vjollca tregun e huaj muzikor, sukses pas suksesi

“E PANDALSHME”/ Si po e “pushton” Luana Vjollca tregun e huaj muzikor, sukses pas suksesi

Luana Vjollca tashmë është kthyer në një nga personazhet më të dashura për publikun dhe më të ndjekurat në rrjetet sociale.

Karriera e saj si personazh VIP po arrin majat e suksesit jo vetëm në Shqipëri por edhe në disa vende të Botës.

Përpos rolit të moderatores që tashmë e shohim në ekranet televizive prej shumë vitesh Luana po korr suksese edhe në muzikë. Projektet e saj muzikore me këngëtarë shqiptarë por edhe të huaj arrijnë miliona klikime në YouTube të cilat kthehen shpejte edhe në hite.

View this post on Instagram

Ua uaa.. ca m’tha, ca m’tha??? 🙊

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Por si po arrin Luana të jetë kaq e suksesshme dhe si po bëhet ajo “internacionale”?

Suksesi i Luana Vjollcës ka nisur që në daljet e para televizive si velinë, moderatore dhe si këngëtare.

Ajo ka prezantuar disa programe në TopChanel por emisioni televiziv që po korr sukses dhe që ka arritur një shikueshmëri të madhe është “Shiko Kush Luan”. Tani mijëra fansa të programit janë në pritje të sezonit të 4-t ku dhe vetë moderatorja po bën përgatitjet për fillimin sa më shpejtë të programit.

Bukuroshja seksi, ka arritur të jetë e përfolur edhe në mediat e huaja.

View this post on Instagram

E vetmja fjale qe kam.. FALEMINDERIIT! 🙏🏻

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Fillimet e saj në muzikë kanë qenë kur ajo ka qënë e vogël, por ajo ndryshoi drejtim dhe ju përkushtua më shumë moderimit. Prej disa vitesh ajo ju rikthye sërish muzikës me disa projekte që arritën majat. Disa këngë të suksesshme të Luanës që permendim janë: “Benzina”, “Mi dhe flakë”, etj e deri tek bashkëpunimet me këngëtarë të huaj.

Kjo e fundit solli bashkëpunim me Faydee- “Yallah Habibi” këngë që bëri bujë dhe një bashkëpunim mjaft i suksseshëm që u kthye në Hit dhe arriti 5.9M views.

Gjithashtu edhe bashkëpunimi i fundit me Jay Santos- “Locos”. Kjo këngë nuk ka mbushur akoma një muaj dhe për një kohë kaq të shkurtër ka arritur 2.7M views.

Një sukses tjetër që arriti Luana ishte fitorja e çmimit “Best Albanian Act Artist” në “Golden Panther Music Awards 2020”,  ceremonia e së cilës u mbajt në New York.

Ajo  ka qënë në faqen e parë të disa revistave të huaja të cilat skanë reshtur të shkruajnë fjalë të mira për moderatoren. AlpeGossip ju djelll disa prej tyre.

Pak ditë më parë Luana Vjollca festoi ditëlindjen e 29-të dhe ishte në faqen e parë të revistës “Style Cruze”, për të cilen edhe pozoi.

“Këngëtare , prezantuese dhe producente Luana , një luaneshë e vërtetë , ” kështu e përshkruan në titull revista e njohur amerikane ” Style Cruze”.

Në intervistë, Luana thotë se çdo gjë e ka arritur falë punës, ndërsa duke folur për planet e së ardhmes ajo zbuloi se së shpejti do ta shikojmë edhe në fushën e biznesit.

Karriera e Luanës nuk përfundon me kaq, pasi siç duket… Nuk kemi parë gjë akoma!AlpeGossip.