Diskutimit të Luiz Ejllit me banorët, i është bashkuar edhe Efi Dhedhes, e cila është shprehur se nuk ka bërë asnjë lloj loje në bashkëpunim me këngëtarin.
Ajo tha se ndjesitë e saj kanë qenë reale dhe se ka kaluar momentet më të këqija, por Luizi po arrin t’i bëjë konfuz.
Nga ana tjetër, Efi u shpreh se nuk pendohet për asnjë moment që e ka përkrahur pasi e ka parë si diçka të drejtë, por sipas saj sot në këtë pikë të lojës me të, ai ka bërë gabim.
Kristi tha se Luizi po e përdorë këtë situatë në favor të tij.