Këngëtarja Vesa Luma është mjaft e pëlqyer dhe e dashur nga publiku. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht poston foto nga jeta e përditshme ose nga ndonjë rast i veçantë.
Këtë të premte, Vesa ka postuar një foto në profilin e saj të instagramit ku tregon ndryshimin që ka bërë në look-un e saj. Këngëtarja mesa duket është lodhur duke i qëndruar pothuajse gjithmonë të njëjtit stil flokësh dhe ka vendosur të bëjë një ndryshim.
Ajo ka ndjekur stilin e flokëve të Marilyn Monroe. Në foton e postuar, Vesa ka lënë përshkrimin “Ndryshe” dhe ky ndryshim i bërë nga ana e saj është pritur mirë nga fansat të cilët kanë vijuar me komente pozitive.