SEMI PËRLOTET TEKSA LEXON KARTOLINËN/ Falenderon Donaldin: Je shoku im, pavarësisht se… – AlpeGossip
SEMI PËRLOTET TEKSA LEXON KARTOLINËN/ Falenderon Donaldin: Je shoku im, pavarësisht se…

SEMI PËRLOTET TEKSA LEXON KARTOLINËN/ Falenderon Donaldin: Je shoku im, pavarësisht se…

Mrëmjen e djeshme, banorët e “Big Brother VIP” i kanë shkruajtur vetes kartolina me rastin e Ditës së Falenderimeve.

Të ndërtuara sipas një skeme të caktuar, banorët duhet të shkruanin në to personin që do takojnë kur të dalin, personin që falenderojnë e atë që nuk falin asnjeherë e shumë të tjera.

Semi ka qenë nga banoret që është emocionuar gjatë leximit të kartolinës së saj. Ajo ka falenderuar në veçanti nënën e saj dhe është përlotur, por një falenderim i ka shkuar edhe Donaldit. Semi ka deklaruar se Donaldi është shoku i saj, por mes tyre është një person më i rëndësishëm për të, duke iu referuar Bora Zemanit.

Semi përlotet teksa lexon kartolinën, falenderon Donaldin: Je shoku

“Sot, në ditën e falenderimeve njeriu i parë që do takoja sapo të dalë është ime më. Dua t’i them faleminderit për çdo gjë, për çdo lot që ka derdhur gjatë rritjes time nga pamundësia për të plotësuar çdo tekë a dëshirë. Faleminderit për netët pa gjumë, për dashurinë pa kushte, faleminderit për edukatën , faleminderit që je kaq mendjehapur, falemdinerit që më ke mësuar çfarë është liria, faleminderit që ke besuar në mua dhe faleminderit që më ke treguar që gratë mund të jenë superheroina.

Njeriu që dua të falenderoj në këtë shtëpi është Donaldi, që ka qenë për mua në çdo gjë, pavarësisht se herë pas here e mërzitur dhe e kam kaluar masën. Je shoku im pavarësisht se në historinë tonë është dikush pak më i rëndësishëm, por je vërtet shoku im.

Njeriu që i kam nxjerrë anën më të keqe në Big Brother, ka pasur disa njerëz në fakt, po faleminderit Zotit që s’e kam një anë agresive ta nxjerr aq kollaj.

Njeriu që nuk e fal asnjëherë është vetja ime sepse kam marrë për të mirëqenë shëndetin tim mendor dhe e kam lënë veten të fundit në mednimet e mia”, shkruante Semi në kartolinën e saj.