Babai e braktisi në sallën e operacionit, shqiptarja nga Maqedonia: S’ma dhuroi veshkën (VIDEO) – AlpeGossip
Babai e braktisi në sallën e operacionit, shqiptarja nga Maqedonia: S’ma dhuroi veshkën (VIDEO)

Babai e braktisi në sallën e operacionit, shqiptarja nga Maqedonia: S’ma dhuroi veshkën (VIDEO)

Emisioni “Shiptarët për shqiptarët” udhëtoi në trojet shqiptare në Maqedoni. Gostivari ishte destinacioni i radhës. Rrugicat e këtij vendi kanë parë e dëgjuar histori të bukura, të gëzueshme ashtu sikurse kanë parë edhe lot trishtimi, vuajtje e dhimbje. Në këtë shtëpizë të vogël, banon Zinep Iseini.

Ajo ështe një vajzë e zakonshme, por historia dhe jeta e saj është e pazakontë. Është braktisur nga prindërit sapo ka lindur, e sikur të mos mjaftonte kjo, në moshën 13 vjecare, teksa jetone me gjyshen, u sëmur rëndë. Zinepi sot është 27 vjeç, e prej 14 vjetësh shkon pothuajse ҫdo ditë në Spital për të bërë dializën, pasi të dyja veshkat e saj janë të shkatërruara.

Kur Zinepi ishte 16 vjeҫ, takon për herë të parë prindërit, edhe pse ky takim nuk ishte siҫ ajo e kishte menduar. Babai e braktis në sallë të operacionit, duke hequr dorë nga dhënia e veshkës. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që ajo e pa atë. Ajo merr tashme një pension minimal nga shteti maqedonas vetëm 20 euro, ndërsa ilacet që i duhen për cdo muaj, kushtojnë 50 euro. Zinepi, është e paaftë për të punuar dhe jeton me ndihmat që banorët mbledhin gjatë muajit të Ramazanit apo në ditët e Bajramit.

Shpesh herë ajo ka mbetur edhe pa ngrënë për ditë me radhë. Në verë banesa e saj do të prishet, për t’ia lënë vendin një pallati, e për Zinepin nuk do të ketë më strehë ku të fusi kokën. Asgje nuk mund t’ia ngohin dot zemrën kësaj vajze fatkeqe.