Gjakoset në skenë gjatë provave aktori i njohur shqiptar – AlpeGossip
Gjakoset në skenë gjatë provave aktori i njohur shqiptar

Gjakoset në skenë gjatë provave aktori i njohur shqiptar

Aktori i mirënjohur Alfred Trebicka pak para se të dilte sot në para – premierën e tragjedisë “MEDEA” është aksidentuar në skenë.

Gjatë provave për natën e parë të shfaqjes aktori mësohet se në momentin e uljes së dritave është përplasur me murin skenik nga ku është gjakosur në kokë.

Lajmi është bërë i ditur nga opinionisti Olti Curri në faqen e tij zyrtare në “facebook”.

Postimi i plotë:

Në datë 3 dhe 4 shkurt, MEDEA do të ketë premierën në skenën e Teatrit kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me aktorët: Luiza Xhuvani, Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti, etj.

Por sot, në para-premierën, një incident ka ndodhur me aktorin e mirënjohur Alfred Trebicka. Teksa dritat u ulën, ai goditi ballin në murin skenik, çka zbehu disi suksesin e kësaj mbrëmjeje emocionuese. Megjithatë, aktori Trebicka është mirë me shëndet e ndonëse i gjakosur nga ky incident, doli përpara publikut dhe rrëmbeu duartrokitjet e rastit.