E PABESUESHME/ S’ka më bileta, 2 gisht mjaltë cmend zviceranët (FOTO) – AlpeGossip
E PABESUESHME/ S’ka më bileta, 2 gisht mjaltë cmend zviceranët (FOTO)

E PABESUESHME/ S’ka më bileta, 2 gisht mjaltë cmend zviceranët (FOTO)

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Shqipëri, “2 gisht mjaltë” po pushton kinematë e Europës. Dje është mbajtur premiera e filmit në Zyrih të Zvicrës ku kanë marrë pjesë edhe Ermali me Elvanën, të veshur shumë elegantë.

Zviceranët janë çmendur pas filmit shqiptar dhe të gjithë biletat janë shitur. “2 gisht mjaltë” është shpallur në vend të dytë si filmi më i shitur në kinema, pas “Avengers”.

Sot është dita e dytë e filmit në Zvicër dhe Ermali e Elvana ndodhen në Luzern.

Kujtojmë që “2 gisht mjaltë” theu rekord në historinë e kinemasë shqiptare duke shitur 67,000 bileta në vetëm një javë.