Ajo na ka bërë krenar me arritjet e saj në karrierë kohët e fundit. Në fillim më këngën e saj “Bon Bon” që u kthye në hit ndërkombëtar dhe më pas me pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror ku do të performojë në finalen në Rusi.
Ajo është Era Istrefi dhe mesa duket është në pikun e karrierës së saj. Megjithatë, sot nuk do të flasim për këtë aspekt të jetës së saj, sot kemi në fokus familjen dhe marrëdhënien e saj me ta.
Ajo është shumë e lidhur më të afërmit, sidomos me motrën e saj Norën dhe kësaj herë ka ardhur deri në Tiranë nga Amerika e largët për të kaluar kohë me të dashurit e saj. Në një foto që ka bërë publike shihet Era, Nora, Roberti dhe e vogla Renee dhe të katërt duket se po kalojnë shumë bukur në praninë e njëri-tjetrit.
Era sapo ka përfunduar xhirimet për klipin e saj më të fundit në Xhamajkë dhe mesa duket ka dashur të pushojë për pak kohë dhe të rikarikohet pranë familjes së saj.
Ndoshta me këtë foto ajo nuk ka pasur asnjë qëllim, por ne na pëlqen që gjejmë arsye të fshehura dhe për të gjithë ju që se keni kuptuar ajo në mënyrë të pandërgjegjshme ndoshta ka treguar rëndësinë e familjes!