Ishte viti 2018 kur ajo debutoi për herë të parë në tregun muzikor me këngën “Columbiana”, ndërsa sot është një nga reperet më të kërkuara.
Doruntina Shala e njohur nga të gjithë si Tayna, në më pak se 4 vite karrierë ka arritur të bëhet një emër kyç në showbizin shqiptar.
Mirëpo, gjithë këto suksese kanë edhe pasojat e tyre. Mungesë gjumi dhe pak kohë për të ngrënë janë problemet të cilat Tayna përballet çdo ditë.
Reperja nga Kosova ka postuar në Instagramin e saj një video me momentet më të bukura nga aktiviteti i saj i ngjeshur me koncerte së fundmi nga jugu i Shqipërisë deri në Zvicër.
“Tirana-Jale-Zurich vetëm me disa orë gjumë dhe pak kohë për të ngrënë. Mirësevini në përditshmërinë time,”-shkruan Tayna krahas videos