“UNË VIJ NGA ITALIA TË ENJTEN DHE…”/ Kledi Kadiu flet për marrëdhënien me anëtarët e jurisë së DWTS – AlpeGossip
“UNË VIJ NGA ITALIA TË ENJTEN DHE…”/ Kledi Kadiu flet për marrëdhënien me anëtarët e jurisë së DWTS

“UNË VIJ NGA ITALIA TË ENJTEN DHE…”/ Kledi Kadiu flet për marrëdhënien me anëtarët e jurisë së DWTS

Pas shumë vitesh që jeton dhe punon në Itali, Kledi Kadiu është rikthyer në Shqipëri për spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”, ku është në rolin e kryetarit të jurisë.

Mëngjesin e kësaj të premte, balerini i njohur ishte i ftuar në “Wake Up” ku rrëfeu mjaft detaje në lidhje me eksperiencën në DWTS. Moderatorët e emisionit nuk lanë pa e ngacmuar mbi marrëdhënien e tij me anëtarët e tjerë të jurisë.

Pyetjes si është marrëdhënia me anëtarët e tjerë të jurisë, Kledi Kadiu iu përgjigj:

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Por nuk kemi kohë të dalim bashkë. Unë vij të enjten nga Italia për provat gjenerale dhe largohem të shtunën, një ditë pas emisionit. Valbonën e njoh që nga “12 vallëzime pa një të shtunë” në vitet ’90. Me Dalinën dhe me Mandin e kemi një ‘feeling’ shumë të mirë. Respektojmë njëri-tjetrin”.

Ndërsa kur u pyet mbi projektet e tij të ardhshme, Kadiu u shpreh se për momentin është i fokusuar në këtë spektakël, impenjim i cili sipas tij nuk është diçka e vogël.