“TË DUA MË SHUMË SE DISTANCA MES NESH”/ Kejsi bëri një dedikim për Stresin dhe na përloti (FOTO) – AlpeGossip
“TË DUA MË SHUMË SE DISTANCA MES NESH”/ Kejsi bëri një dedikim për Stresin dhe na përloti (FOTO)

“TË DUA MË SHUMË SE DISTANCA MES NESH”/ Kejsi bëri një dedikim për Stresin dhe na përloti (FOTO)

Ata janë ndër çiftet më të komentuar të showbizit, ndonëse marrëdhënia e tyre nuk ka qenë e lehtë. Kjo për shkak të distancës nëpër të cilën u desh të kalonte lidhja e tyre.

Bashkëshortja e reperit publikon shpesh foto me të në ‘Instagram’, por ky i fundit është padyshim ndër më të ndjerit. “Kur them se të dua më shumë nuk e them se të dua më shumë se sa më do ti. E them se të dua më shumë se ditët e këqija që kemi përpara. Të dua më shumë se çdo sherr që do kemi. Të dua më shumë se distanca mes nesh. Të dua më shumë se çdo pengesë që ekziston mes nesh. Të dua më shumë”, ka shkruar Kejsi, në postimin e fundit.

Që kur e bënë lidhjen e tyre publike, Stresi dhe Kejsi nuk kanë nguruar t’i dedikojnë njëri-tjetrit fjalë të ndiera duke treguar sa shumë të dashuruar janë.