NJË VIT PAS TRADHËTISË SË BASHKËSHORTIT/ Khloe Kardashian tregon se nuk ka mundur ta kalojë dot (FOTO) – AlpeGossip
NJË VIT PAS TRADHËTISË SË BASHKËSHORTIT/ Khloe Kardashian tregon se nuk ka mundur ta kalojë dot (FOTO)

NJË VIT PAS TRADHËTISË SË BASHKËSHORTIT/ Khloe Kardashian tregon se nuk ka mundur ta kalojë dot (FOTO)

Një vit më parë u bë e ditur se Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian patën një periudhë krize në lidhjen e tyre, kjo për shkak të tradhtisë së sportistit të njohur.

Pavarësisht kësaj, Khloe zgjodhi të vazhdonte të ishte me partnerin e saj, duke ia falur tradhtinë, por duket se pasojat e atij veprimi nuk kanë kaluar akoma për 34-vjeçaren.

Ajo ka publikuar së fundmi në ‘Instagram’ disa shprehje, të cilat i kanë bërë të gjithë të mendojnë se nuk ka mundur ta harrojë tradhtinë e Tristan.

Njëra prej tyre ishte: “Do të jenë disa gjëra në jetë të cilat nuk do mundesh t’i harrosh, disa gjëra të cilat do të vrasin aq shumë sa do të çojnë në pikën e fillimit dhe do të lëndohesh vazhdimisht. Por një ditë do të ngrihesh, do të mësohesh nga gabimet e së shkuarës, do ta transformosh realitetin tënd dhe nuk do të mjaftohesh asnjëherë me më pak se sa meriton”.

Sipas ‘Hollywood life’, këto postime kanë ardhur për shkak se shumë shpejt po afron ditëlindja e parë e vajzës së çiftit dhe ishte pikërisht kjo periudhë, një vit më parë, kur ndodhi tradhtia e Thompson.

Kujtojmë se Khloe Kardashian u përball me tradhtinë e partnerit të saj në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi videot e tij me 2 femra të tjera bënë xhiron e rrjetit.