“AMAN SE NGELE DUKE LAVDËRUAR VETEN”/ Luana i kthen përgjigjen që nuk pritej fanses: Ça faj… – AlpeGossip
“AMAN SE NGELE DUKE LAVDËRUAR VETEN”/ Luana i kthen përgjigjen që nuk pritej fanses: Ça faj…

“AMAN SE NGELE DUKE LAVDËRUAR VETEN”/ Luana i kthen përgjigjen që nuk pritej fanses: Ça faj…

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, që pas mbarimit të emisionit “Shiko kush luan” ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe projektet muzikore.
Së fundmi, bukuroshja bjonde ka mahnitur gjithë fansat e saj teksa ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq, të ngushtë pas trupit që i tregon linjat perfekte.

Pranë saj Luana shkruan: “Edhe Luanesh edhe Lule”.

Ky përshkrim nuk është pëlqyer nga fansat dhe njëra prej tyre i ka shkruar moderatores se e lavdëron shumë veten.

“Aman mi vdiqe duke lavdëru veten orë e çast. Ka femra nëpër botë që kanë arritur majat e nuk bëjnë kshu si bën ti, a thu se ke kap qiellin me dorë”, i shkruan ai, mirëpo përgjigja e saj e ka lënë me gisht në gojë.

“Po ça faji kam unë që emri im i plotë përkthehet kështu moj”, ja kthen Luana.