Nusja e Yllka Mujos tregon si shkon me vjehrrën: Më thotë bebush (FOTO) – AlpeGossip
Nusja e Yllka Mujos tregon si shkon me vjehrrën: Më thotë bebush (FOTO)

Nusja e Yllka Mujos tregon si shkon me vjehrrën: Më thotë bebush (FOTO)

Partnerja e aktorit Amos Zaharia, Gigliola Haveriku, ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me vjehrrën, Yllka Mujo.

Vokalistja e “Hot Club Tirana”, një grup i ri muzike në Tiranë i rrymave gipsy, balkan & latino jazz, swing dhe klezmer (muzikë tradicionale çifute), ishte këtë të mërkurë e ftuar në Top Magazine.

Raporti nuse-vjehërr është gjithmonë interesant për publikun kur është fjala për personazhet e njohur. A shkojnë, si shkojnë, a zihen, a flasin? Janë pyetje që të gjithë i bëjnë për vjehrrat dhe nuset – marrëdhënia e hershme dhe komplekse sa vetë jeta.

Por Gigliola nuk ka aspak këtë raport me Yllka Mujon, përkundrazi. Të dyja shkojnë shumë mirë, aspak si nuse e vjehërr.

Për “Top Show Magazine”, Gigliola, megjithëse u bombardua nga pyetjet për raportin me Princin, Elian apo Yllka Mujon, tha se me aktoren e njohur shkon shumë mirë:

“Me vjehrrën shkoj shumë mirë. E thërrasim njëra-tjetrën me fjalë ledhatuese. Unë i them nana, ajo më thotë bebush. Jemi të dyja natyra ledhatare. Vleka shprehja që nusja zgjidhet si mamaja”, tha Gigliola, që, me sa duket, është nusja e vetme dhe e llastuar e shtëpisë artiste.